Po planifikoni të ndërtoni një vilë? ArtBuilt kontrollon pronën dhe parametrat urbanistikë, përgatit projektet teknike dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin për leje ndërtimi.
Fillojmë me kontrollin e pronës dhe parametrave urbanistikë, përgatisim projektet teknike dhe dokumentacionin e nevojshëm dhe ndjekim procesin e aplikimit për leje ndërtimi.
Kontrollojmë pozicionin e pronës, dokumentacionin bazë dhe parametrat urbanistikë për të kuptuar çfarë mund të ndërtohet.
Përgatisim arkitekturën, konstruksionin dhe disiplinat teknike të nevojshme sipas objektit dhe kërkesave të lejes.
Përgatisim dokumentacionin për aplikim dhe koordinojmë plotësimet dhe korrigjimet gjatë procesit të lejes.
Pas miratimit të lejes, ArtBuilt mund të vazhdojë me preventivin, organizimin e punimeve dhe realizimin e ndërtimit.
Informacion praktik për pronën, projektimin, dokumentacionin dhe procedurat që lidhen me lejen e ndërtimit.
Çfarë dokumentacioni dhe projektesh kërkohen për përgatitjen e aplikimit.
Çfarë ndryshimi kanë dhe në cilën fazë përdoret secila procedurë.
Parametrat urbanistikë që përcaktojnë sipërfaqen, lartësinë dhe mënyrën e zhvillimit të pronës.
Kontrollet që duhen bërë përpara se të nisë zhvillimi i projektit të vilës.
Çfarë përfshin shërbimi i projektimit dhe cilët faktorë ndikojnë në vlerën e tij.
apat nga miratimi i lejes deri te preventivi, organizimi dhe fillimi i ndërtimit.
Vendimet e projektimit përcaktojnë një pjesë të madhe të kostos së ndërtimit. Sipërfaqja, struktura, themelet, terreni, fasada dhe niveli i përfundimeve duhet të vlerësohen që gjatë projektimit, jo vetëm pasi projekti përfundon.
Çmimi për m² pa përcaktuar çfarë përfshihet mund të japë një orientim të gabuar. Dy vila me të njëjtën sipërfaqe mund të kenë kosto shumë të ndryshme.
Themelet, volumetria, hapësirat, tarracat, fasadat dhe zgjidhjet konstruktive ndikojnë direkt në vlerën e ndërtimit.
Një vlerë ka kuptim vetëm kur përcaktohen qartë punimet, materialet, niveli i përfundimeve dhe çfarë mbetet jashtë ofertës.
Nëse buxheti kontrollohet vetëm pasi projekti përfundon, ndryshimet mund të kërkojnë riprojektim. Kostoja duhet të merret në konsideratë që në zhvillimin e projektit.