Skip to main content

Para projektimit dhe aplikimit për leje ndërtimi, duhet të kuptohet çfarë mund të ndërtohet realisht në pronë.

ArtBuilt kontrollon pozicionin e pronës, dokumentacionin bazë dhe parametrat urbanistikë që ndikojnë në zhvillimin e saj. Qëllimi është që projekti të mos nisë mbi një ide që më pas rezulton e papërshtatshme për parcelën ose kushtet e zonës.

Kontrolli paraprak ndihmon të qartësohen sipërfaqja e mundshme e ndërtimit, numri i kateve, pozicionimi i objektit në parcelë dhe kufizimet që duhet të merren parasysh gjatë projektimit.

Në këtë fazë nuk projektojmë thjesht një vilë që “duket mirë”. Fillimisht përcaktojmë çfarë është e realizueshme në pronën konkrete dhe më pas ndërtojmë projektin mbi këtë bazë.